Shkolla e Magjistraturës organizon Konferencën Kombëtare me tematikë “Dimensioni i Integritetit në funksionin e Magjistratit. Angazhimi ndaj Drejtësisë”.
Në këtë aktivitet marrin pjesë drejtues dhe personalite të larta të institucioneve të sistemit të drejtësisë, gjyqtarë, prokurorë, pedagogë të shkollës si dhe kandidatët për magjistratë të të tre viteve.
Aktiviteti zhvillohet në datën 30 qershor 2025, në Hotel Rogner, salla “Antigonea”.
Ftojmë përfaqësuesit e mediave të pasqyrojnë aktivitetin në programet e tyre.